Ismaili është shprehur se Hamza është ai i cili e bënë kuptimplotë sloganin e tyre “Kosova mundet më mirë!”.
‘’Jemi duke folur për një person i cili projektet nuk i ka pa veç aspirata, por i ka pa të realizueshme. Jemi duke folur për një person që ka një përqendrim dhe një dedikim të madh në realizimin e projekteve për mirqenien e qytetarëve”.
“Kur e bashkon këtë ftesën tonë për një udhëtim të përbashkët dhe një përgjegjësi dhe një përvojë të lartë të kandidatit tonë mendojmë që kemi arsye me qenë optimist edhe si PDK por edhe si Kosovë”, ka thënë Ismaili.
“Bedri Hamza nuk është vetëm kandidati më i mirë i PDK-së, por kandidati më i mirë në Kosovë për situatën e tanishme”, ka thënë ai.