Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ismail Dibrani emërohet drejtor i burgjeve në Kosovë

Ismail Dibrani emërohet drejtor i burgjeve në Kosovë

Ismail Dibrani është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK).

Vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të premten.

Dibrani kishte dalë më i votuari në konkursin e shpallur nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ai që nga prilli i këtij viti ishte ushtrues i detyrës së drejtorit të ShKK-së ndërsa para se të bëhej UD kishte mbajtur pozitën e drejtorit në Burgun e Dubravës.

/TV Arbëria