Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Islamic Relief ndanë 1.6 milionë euro për 6 komuna të ndryshme

Islamic Relief ndanë 1.6 milionë euro për 6 komuna të ndryshme

Islamic Relief në ceremoninë e fillimit të projektit zhvillimor për forcimin e ekonomisë rurale dhe mundësive të gjenerimit të të ardhurave në Kosovë, i cili mbështetet nga shteti i Kuwait dhe realizohet në bashkëpunim me 6 komunave, ku dhe përfaqësuesit e do të jenë prezent në ceremoni.

Islamiv Relief kap vlerën e 1.6 milionë euro, derisa 1031 familje ne 6 komuna të ndryshme të Kosovës priten të përfitojnë përmes këtij projekti.

Objektivi përfundimtar i projektit është të përmirësojë perspektivat ekonomike të komuniteteve rurale në Kosovë duke zvogëluar varfërinë dhe duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë.

Nëpërmjet këtyre komponentëve strategjikë, projekti kontribuon në përmirësimin e produktivitetit bujqësor dhe shtimin e mënyrave të ndryshme për gjenerimin e të ardhurave, duke mbështetur e fuqizuar mbi një mijë familje për të arritur stabilitet financiar.

Jetmira Zeka, Kordinatore e projekteve, theksoi se 1.7 milion euro do ta kenë në fokus bujqesine dhe do jetë përkrahje për komunat e Gjilanit, Mitrovicës, Pejës, Istogut, Skenderajt dhe Obiliqit.

Dr. Mohamed Soliman, Drejtor udhëheqës për Kosovë dhe Shqipëri nga Islamic Relief, falënderoj komunat përkatëse të cilat janë këtu dhe USA për donacionin.

Albulena Gashi Hajrullahu, Udhëheqëse e programeve për Kosovë dhe Shqipëri, tha së ky projekt është 1.6 milion më shumë përfshin Gjilanin, Skenderajn, dhe të gjitha të tjerat .

Ismail Safi, Donatori kryesor IRUSA, Duam që këto donacione të shkojnë tek njerëzit që kanë nevojë dhe pa bashkëpunimin e komunave kjo nuk do ishte e mundur.

Ferit Idrizi, kryetar në Komunën e Vushtrrisë , Theksoi që Shtëpia e Pëlqeve në Vushtrri është një nisëm nga kjo organizatë si edhe projekti i tashëm Tregu i Gjelbërit që kap shifrën mbi 1 milion është projekt i financuar nga kjo organizatë. Komuna e Vushtrrisë ka shpallur qytetarë të nderit Mohamed Soliman .

Alban Hyseni, kryetar në Komunën e Gjilanit, Me këtë projekt hapën rrugë të reja mundësi të reja ku qytetaret tanë kanë mundësi të përfitojnë. Në sektorin e bujqësisë Komuna e Gjilanit në vitin 2023 pas marrëveshjes më Islamic Relief në sektorin e bujqësisë kap vlerën 614 mije euro.

Nga ky projekt do përfitojnë ata që kanë nevojë dhe komunat e ndryshme.

  1. Serra Projekti mbështet familjet duke ofruar serra të mëdha 500m2 dhe të vogla 100m2, duke mundësuar kultivimin e të korrave gjatë gjithë vitit. Ky komponent rrit produktivitetin bujqësor dhe gjenerimin e të ardhurave për çdo familje përfituese.
  2. Traktorë / multikultivatorë Fermerët do të pajisen me pajisje moderne bujqësore duke përfshirë traktorë, multikultivatorë të cilat përmirësojnë kultivimin dhe përpunimin e të korrave, duke rritur rendimentet dhe përfitimin.
  3. Panele diellore për fermerët Instalimi i paneleve diellore i fuqizon fermerët me burime të qëndrueshme energjie, duke reduktuar kostot operacionale dhe duke rritur produktivitetin e tyre të përgjithshëm.
  4. Lopë Çdo familje që do të përfitojë lopë, do të ketë mundësi të angazhohet në prodhimin e qumështit dhe gjenerimin e të ardhurave.
  5. Pula Ky komponent inkurajon rritjen e bujqësisë duke iu ofruar familjeve nga 37 pula dhe 3 gjela, gjë që mundëson shtimin e numrit të pulave dhe gjenerimin e të ardhurave.

 

/TV Arbëria

Powered by WordPress