Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ishte nisur të kryente vjedhje të pyllit me armë pa leje, një muaj paraburgim për të dyshuarin nga Drenasi

Ishte nisur të kryente vjedhje të pyllit me armë pa leje, një muaj paraburgim për të dyshuarin nga Drenasi

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për të pandehurin E.G, për shkak se të dyshimit se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose poseedim të paautorizuar të armëve”.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 15.09.2024 rreth orës 02:20 në fshatin Llapushnik – Berishë, Komuna e Gllogocit, i pandehuri E.G i cili ishte duke vozitur veturën në pronësi të B.G, i shoqëruar me dëshmitarin L.K, me të cilin ishin dakorduar që të kryenin vjedhje të pyllit, pa autorizim ka mbajtur në pronësi, kontroll ose poseedim armën e zjarrit pistoletë TT M-57 dhe dy karikatorë dhe 14 fishekë të cilat i kishte mabjtur në brez si dhe armën e ftohtë – thikë me gjatësi 18 cm, të cilat pas kontrollit të njëjtat i janë sekuestruar nga zyrtarët policorë. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose poseedim të pa autorizuar të armëve”, ka njoftuar gjykata.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës për të, prandaj edhe ka marrë këtë vendim.

Gjykata tha se vlerësoi se caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është masë adekuate dhe e domosdoshme, “sepse nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes së tij, mund të shmanget nga procedura penale duke pasur parasysh rrethanat dhe mënyrën se si është kryer vepra penale, gjykata vlerëson se lënia në liri e të pandehurit mund të rrezikojë në masë të madhe zhvillimin e drejtë të procedurës penale, si dhe i mund të kryejë vepër penale tjetër penale”.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë, njofton gjykata.