Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Ishte në fushatë për ta përkrahur Kadri Veselin, Trump e emëron për ambasador të SHBA-së në NATO

Ishte në fushatë për ta përkrahur Kadri Veselin, Trump e emëron për ambasador të SHBA-së në NATO

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka vendosur sot që Matthew Whitaker të jetë Ambasador i SHBA-së në NATO pasi edhe merr mandatin presidencial në janar të 2025.

Për plot në Kosovë ky mund të mos jetë emër i njohur, por për disa po. Whitaker ka një lidhje me vendin tonë dhe ai është Kadri Veseli, ish kreu i Kuvendit dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Në vitin 2019, në fushatën zgjedhor për zgjedhjet nacionale, Whitaker  – që edhe në atë kohë ishte i afert me Trump, kishte qenë për disa ditë në Kosovë dhe madje kishte mbeshtetur Kadri Veselin publikisht, në tubime zgjedhore e në intervista.

Në një tubim në Gjilan, Whitaker e kishte vlerësuar lartë figurën e Kadri Veselit, duke thënë se është personi i duhur për Kosovën dhe I vetmi që ka forcën ta luftojë korrupsionin.

”Kam ardhur të flas për rëndësinë e raporteve mes Kosovës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

”Këto zgjedhje në Kosovë kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit, dhe Kadri Veseli është i duhuri që e lufton korrupsionin. Ai është kandidati më i fortë kundër korrupsionit sepse ka angazhim të dëshmuar. Ai tashmë ka vepruar duke pastruar oborrin e shtëpisë së tij”.

”Më duket se zgjidhja për popullin e Kosovës është mjaft e qartë  dhe ju keni një vendim shumë të rëndësishëm për të marrë”.

Mattheë Whitaker kishte thënë në atë kohë se alternativa tjetër në këto zgjedhje për kosovarët është rreziku për një qeveri e udhëhequr nga njerëz që mund ta izolojnë Kosovën.

”Në këto votime zgjidhja është mes një qeverie që do të forcojë bashkëpunimin me SHBA-në për të luftuar korrupsionin dhe për të zhvilluar ekonominë tuaj në mënyrë që të krijohet mirëqenie dhe sukses për të gjithë”.

“Mundësitë tuaja alternative përbëjnë rrezik – bëhet fjalë për një qeveri e udhëhequr nga politikanë të cilët mund ta izolojnë Kosovën dhe do të dëmtojnë marrëdhëniet tuaja me ne.  Për një qeveri që nuk mund ta luftojë korrupsionin”. ”Kadri Veseli është mik i SHBA-ve, mik i Ioëas dhe mik i imi”.

”Që të vijnë këtu bizneset dhe investitorët amerikanë duhet të jenë në gjendje besojnë udhëheqësve dhe qeverive të qeverive të huaja. Parakusht është luftimi i korrupsionit si një kriter i domosdoshëm”.

”Tani për tani, amerikanët kanë hezituar të investojnë në Kosovë për shkak të frikës që kanë prej korrupsionit. Kadri Veseli nuk paraqet rrezik në këtë aspekt. Ai është një reformator. Kadri Veseli është mik i Shteteve të Bashkuara dhe mik i Iowa-s”.

Whitaker madje e kishte krahasuar Veselin me Donald Trump.

“Njerëzit në krejt botën janë të lodhur nga politikanët që thonë një gjë dhe bëjnë diçka tjetër. Kjo e bënë unik Donald Trumpin, por edhe Kadri Veselin në mënyrën e tij”, kishte thënë ai në një intervistë në Klan Kosova.

Themes by WordPress