Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Ishte destinuar për sulm në Ukrainë, ushtarët e Kremlinit ia huqin – me dronin iranian godasin një ndërtesë civile në Rusi

Ishte destinuar për sulm në Ukrainë, ushtarët e Kremlinit ia huqin – me dronin iranian godasin një ndërtesë civile në Rusi

Rusia mund të ketë goditur pa dashje një nga ndërtesat e saj civile në Belgorod, me një dron Shahed të furnizuar nga Irani.

Nga ky sulm janë lënduar dy persona dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke ndikuar në 40 apartamente, tre ndërtesa, 24 vetura dhe dyqane.

Duket se ky sulm ka origjinën nga territori rus që me gjasë kishte për synim territorin e Ukrainës, por që nuk është arritur qëllimi, transmeton Telegrafi.

Pepel një media e pavarur rus ka analizuar provat nga një video ku shihet droni pa dashje godet ndërtesën dhe që dukej se ishte një dron Shahed i Iranit.

“Ky dron ka karakteristikë hundën dhe formën e krahëve, që është e qartë se bëhet fjalë për Shahed gjykuar nga pamjet e kamerave të sigurisë”, u tha nga Pepel.

 

Powered by WordPress