Françeska Murati dhe Sara Gjordeni duket se i kanë lënë pas hatërmbetjet me njëra-tjetrën.
Ato siç shihet kanë harruar konfliktet që kanë pasur brenda shtëpisë së BBVA 3.
Ish-konkurrentët janë bërë pjesë e jurisë së rubrikës “She’s on Top” tek E Diell”.
E pyetur nga Argjira se cila ishte këshilla e fundit që bashkëshorti i dha asaj para se të vinte në emisionin, Françeska u shpreh: “Mos bëj shumë sherre”.
E dyta që hyri në skenë ka qenë Sara, e cila tregoi se po e shijon tejet shumë këtë shtatzëni.
Të dyja kanë kritikuar dhe kanë dhënë mendimet e tyre si profesioniste për vajzat konkurrente të “She’s on Top”.
Françeska ndërkohë ka qenë arsyeja që Sara u përjashtua nga Big Brother, pas një sherri që patën me njëra-tjetrën.