Leny Yoro ka shprehur kënaqësinë e tij për bashkimin me Manchester United, duke e quajtur atë “klubin më të madh në botë” dhe një lëvizje “ëndërr”.
“Manchester United është klubi më i madh në botë. Për mua ishte një ëndërr të luaja për këtë klub!”, tha Yoro.
Mbrojtësi, i cili më parë ishte i lidhur me një kalim te Real Madrid, lavdëroi gjithashtu tifozët e United, duke thënë: “Tifozët këtu janë të jashtëzakonshëm”.
Yoro zbuloi se kishte folur me menaxherin Erik ten Hag, i cili theksoi dëshirën e tij për lojtarë me mentalitet fitues.
Yoro u përgjigj: “Ai dëshiron lojtarë që me të vërtetë duan të fitojnë. Kur të më vendosë në fushë, unë jam gati të vdes për këtë klub.”