Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ish-ushtari i UÇK-së, Sefaj: Ata që kanë qenë burra gjatë luftës nuk mund të flasin për UÇK-në

Ish-ushtari i UÇK-së, Sefaj: Ata që kanë qenë burra gjatë luftës nuk mund të flasin për UÇK-në

Ish-ushtar i UÇK-së, Ali Sefaj, ka reaguar ndaj fyerjeve dhe kritikave që po i bëhen UÇK-së nga persona të ndryshëm.

Ai ka bërë me dije se UÇK-në kanë të drejtë të kritikojnë vetëm ata që gjatë luftës kanë qenë të mitur.

Në profilin e tij në “Facebook”, Sefaj ka shkruar se ata që kanë qenë burra gjatë luftës nuk mund të flasin për UÇK-në.

“Secili qe ka qenë mitur në kohën e luftës ka te drejtë me folë për luftën e UÇK-së. Zatën edhe me na kritiku pse nuk kemi ba ma shumë ose ma ndryshe. Ama jo ata qe kanë qenë burra në kohë të luftës dhe kanë ikë ose janë mshefë si kudrat në thekën. UÇK-ja e ka fitu luftën politike ndaj Serbisë, mos me pas fitu i kishit pas kumaret në çdo udhkryq dhe Millosheviqin hala gjallë!”, ka shkruar Sefaj.