Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ish-ushtari i UÇK-së, Ragip Kuçi: Krerët e UÇK-së e përfaqësojnë luftën e lavdishme të popullit shqiptar, kryeministri Kurti nuk e ka bërë rrugën e duhur

Ish-ushtari i UÇK-së, Ragip Kuçi: Krerët e UÇK-së e përfaqësojnë luftën e lavdishme të popullit shqiptar, kryeministri Kurti nuk e ka bërë rrugën e duhur

Ish-ushtari i UÇK-së, Ragip Kuçi, në një prononcim për TvArbëria u shpreh se krerët e UÇK-së nuk janë në Hagë për arsye personale duke theksuar se kjo situatë tejkalon politiakat ku dhe e cilëson më të rrugës që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhej të kontribuonte më shumë, pa marrë parasysh raportet që mund të kenë mes veti.

Kuçi tha se situata në të cilën ndodhet Ushtria e Kosovës, ka nevojë për përmirësim, duke kujtuar luftën e UÇK-së ku djemtë dhe vajzat e luftës e kanë ditur për çka po luftonin dhe se do të merrnin armët për të mbrojtur atdhenë ndërsa për FSK-në, thekson se ata duhet të mos ndihen të anashkaluar, por të jenë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për infrastrukturën e armatimit, por edhe për të siguruar të ardhura të dinjitetshme që i mundësojnë që, kur të kthehen në shtëpitë e tyre, të kenë një jetesë normale tha ai.

“Dihet që shteti ynë ka pasur një nevojë të madhe dhe ka bërë një sakrificë të madhe për të arritur deri në formimin e Ushtrisë së Kosovës. Ajo është një nga strukturat më të rëndësishme që e kemi si shtet. Megjithatë, situata në të cilën ndodhet Ushtria e Kosovës, mendoj se ka nevojë për përmirësim. Nuk po e them këtë nga një këndvështrim profesional, por nga përvoja ime, sepse unë jam pjesë e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pjesë e trupave mbrojtëse të Kosovës. Nga ky prizëm, mendoj se kam një eksperiencë që më mundëson të flas për situatën aktuale.

Situata që kemi tani nuk është mjaft e favorshme dhe nevojitet që të bëhen përmirësime. Lufta e UÇK-së ka qenë një luftë vullnetarizmi, ku djemtë dhe vajzat e luftës e kanë ditur për çka po luftonin dhe se do të merrnin armët për të mbrojtur atdhenë. Kur flasim për sot, situata është ndryshe; tani kemi shtetin tonë dhe institucionet tona. Ato duhet të jenë më përgjegjëse dhe të krijojnë kushte më të favorshme për FSK-në, që ata të mos ndihen të anashkaluar, por të jenë në qendër të vëmendjes. Kjo jo vetëm për infrastrukturën e armatimit, por edhe për të siguruar të ardhura të dinjitetshme që i mundësojnë që, kur të kthehen në shtëpitë e tyre, të kenë një jetesë normale, një jetesë familjare dhe një jetë si qytetarë të lirë.’’

Ish-ushtari i UÇK-së, shpreson dhe beson se krerët e UÇK-së do të dalin të pafajshëm, siç janë të dalë pafajshëm komandantët e tjerë.

‘’Krerët e UÇK-së nuk janë në Hagë për arsye personale. Ata janë atje për t’u treguar botës se lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe se ata janë të pafajshëm. Ky është një qëndrim që e kanë mbajtur edhe ish-komandantët e tjerë. Tani, me presidentin Thaçi, i cili është vetmohuar nga posti i presidentit dhe është transferuar në zyrat e gjykatës speciale të Hagës, mendoj se është shumë e padrejtë. Mendoj që kjo është një gjykatë që është motivuar politikisht dhe besoj se krerët tanë do të dalin të pafajshëm, siç janë dalë pafajshëm komandantët tanë të tjerë.

Kjo situatë i tejkalon politikat. Në këtë rast, krerët e UÇK-së nuk janë duke përfaqësuar politikën, por luftën e lavdishme të popullit shqiptar. Kryeministri nuk ka bërë punën që duhej të bënte. Do të ishte e drejtë të kontribuonte më shumë, pa marrë parasysh raportet që mund të kenë mes veti, sepse kur je në detyrën e kryeministrit, je përgjegjës për qytetarët. Në këtë rast, ata nuk janë vetëm komandantë dhe prijës të UÇK-së, por janë edhe qytetarë të këtij vendi.’’/Tv Arbëria/

Powered by WordPress