Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Ish-trajneri i Prishtinës e ndryshon mbiemrin, mendon të konvertohet në katolik

Ish-trajneri i Prishtinës e ndryshon mbiemrin, mendon të konvertohet në katolik

Ish-trajneri i FC Prishtinës, Ejup Mehmeti ka befasuar me një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Ejup Mehmeti me anë të një postimi ka njoftuar se ka vendosur ta ndryshojë mbiemrin e tij nga “Mehmeti” në “Kapiti”.

Deri te ky vendim i tij, ai ka theksuar se mbiemri “Mehmeti” i ka tingëlluar më shumë në gjuhë turke, ndërsa tregoi se atij edhe gjatë shkollës i janë drejtuar si “Kapiti”.

Përveç mbiemrit, Ejup Mehmeti ka shkuar edhe më tej duke bërë të ditur se po e mendon edhe ndryshimin e fesë, duke kaluar në atë katolike.

Postimi i tij:

Përshëndetje miqtë e mi, vendosa ta ndroj mbiemrin prej Mehmeti në Kapiti. Mjaft ma tingllojke turk-qe, jo se stërgjyshi im ishte jo atdhetar, përkundrazi ndër udhëheqësit e betejës së Kulinës kundër turqve po unë jam Kapit dhe në gjimnaz edhe shokët edhe profesorët më thirrnin “Kapit”. Po mu ka mbush mendja ta ndërroj edhe fenë, sepse ne shqiptarët ishim të parët që pranuam krishterizimin, por do debila hoxhollarë jo se feja katolike është ma e mirë, por për hir të interesave kombëtare. Ju ftoj juve vëllezër që ta ndërrojmë fenë masovikisht.

/TV Arbëria

Powered by WordPress