Mbrojtësi i njohur, Ilir Berisha, që ka bërë karrierë në Kosovë, Shqipëri dhe Suedi është pensionuar nga futbolli në moshën 32 vjeçare.
Berisha që ka tri ndeshje me në kohën kur përzgjedhës ishte Albert Bunjaku, ndërsa mbrojtësi ishte në kulmin e karrierës së tij.
Mbrojtësi që njihej për kërcimin fenomenal ka luajtur për klube si FC Prishtina, Örebro Sk, Gefle IF, FC Flamurtari (Vlorë), Vasteras SK, FC Feronikeli, FC Vitia, Ljungskile Sk dhe Karlstad Fotboll.
Berisha përmes një shkrimi në faqen e tij në ‘Facebook’ ka njoftuar për pensionimin nga futbolli i luajtur, duke konfirmuar se nga tani e tutje do a ushtrojë zejen e trajnerit.
“Përshëndetje familjarë e miq, dua t’ju njoftoj së po tërhiqem nga karriera aktive si futbollist. Një vendim aspak i lehtë duke ditur dashurinë dhe përkushtimin për futbollin plotë 17, por e kam menduar tash e një kohë te gjate dhe sot erdhi koha”.