Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ish-prokurori Hoxha: Ekspertiza tha se Astriti u vra, nëse VV-ja ka tjetër version le ta publikojë

Ish-prokurori Hoxha: Ekspertiza tha se Astriti u vra, nëse VV-ja ka tjetër version le ta publikojë

Rasti për çështjen e Astrit Deharit është kthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes.

Kjo, pas zhdukjes së provave në laboratorin e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi në një konferencë për media të enjten tha se për zhdukjen e provave kanë informacione kryeministri Kurti dhe ministrja Haxhiu.

E ish-kryeprokurori i prokurorisë themelore në Prizren, Sylë Hoxha, ka folur  duke thënë se mostrat që janë ruajt aty deri më tash është dashtë të hynin në përdorim

“Ato mostra deri tash është dashtë deri tash me hy në përdorim si ekspertiza edhe tash mo, nuk kanë nevojë me hy e me u rujt, është dashtë më u rujt mirëpo nëse është dashtë me i përdor dikush si ekspertiza ato kanë pas kohë edhe janë përdor, sepse hetimet janë nis moti, janë zhvillu njëherë në Prizren e pastaj në Prokurorinë Speciale e kështu me radhë”, është shprehur Hoxha.

Lëvizja Vetëvendosje në vazhdimësi po thotë se Astrit Dehari është vrarë.

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi në një konferencë për media tha se për zhdukjen e provave kanë informacione kryeministri Kurti dhe ministrja Haxhiu.E ish-kryeprokurori i prokurorisë themelore në Prizren, Sylë Hoxha në një deklaratë në ATV ka thënë se sipas ekspertizës, Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje.

/TV Arbëria