Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Ish-presidentja Vjosa Osmani padit gazetarin Vehbi Kajtazi për shpifje

Ish-presidentja Vjosa Osmani padit gazetarin Vehbi Kajtazi për shpifje

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka ngritur padi për shpifje ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.

Padia është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa në dokumentin e siguruar shihet se Osmani përfaqësohet nga avokatja Blinera Osmani dhe avokati Artan Çerkini, nga zyra ligjore “Sejdiu & Qerkini”.

Në padinë e saj, Osmani i është referuar Ligjit Civil kundër Shpifjes dhe Fyerjes, si dhe Ligjit për Procedurën Kontestimore.

Kajtazi ka bërë të ditur se padia është e gjatë dhe ka shprehur bindjen se ajo është e pabazuar.