Ish presidenti Fatmir Sejdiu thotë se është i brengosur teksa po e sheh se si po vijon dialogu midis Kosovës dhe Serbisë.
Ai theksoi se nuk do ta pranonte aneksin e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit me justifikimin se detajet brenda tij e shembin konstruksionin kushtetues të Republikës së Kosovës.
Por, sipas tij as Kosova e po kështu edhe Serbia, nuk mund të fitojnë asgjë me strategjike e lojës për të blerë kohë.
“Kosova me strategjinë e lojës nuk mund të fitoj asgjë. Një gjë e them shumë qartë, as Serbia nuk mund të fitoj edhe pse ajo ka bërë destruksione të vazhdueshme deri më tash. Për ne është e rëndësishme që të gjendet momenti i reagimit dhe të vazhdohet me plasimin real të asaj që është kornizë themelore e ndërtimit të sistemit shtetëror dhe juridik të Kosovës”, nënvizoi ish presidenti Sejdiu.
/TV Arbëria