Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ish-ministri Matoshi: Dy datat që do të jenë në tavolinë të presidentes për zgjedhje janë 11 ose 18 janar 2026

Ish-ministri Matoshi: Dy datat që do të jenë në tavolinë të presidentes për zgjedhje janë 11 ose 18 janar 2026

Ish-ministri, Fatmir Matoshi thotë se është e gabuar ideja se datën e zgjedhjeve mund ta përcaktojë presidentja dhe disa subjekte politike që nuk i kanë 61 deputetë.

Sipas tij, datën e zgjedhjeve e përcakton presidentja dhe ajo do të detyrohet të zgjedh njërën nga dy datat që preferojnë së paku 61 deputetë.

“Sipas mendimit tim, kur seanca e Kuvendit për votimin e mandatarit do të përmbyllet (pa votat e mjaftueshme për mandatarin Konjufca), dy datat që do të jenë në tavolinë të Presidentes janë 11 ose 18 janar 2026”, ka shkruar ndër të tjera ai.