Ish-ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Kim Yong-hyun, ka tentuar të bëjë vetëvrasje derisa ka qenë në paraburgim.
Kështu ka deklaruar shërbimi korrektues të mërkurën, ndërsa vendi ka hyrë në krizë politike pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti.
Ai u arrestua në Seul të dielën, duke u bërë figura e parë politike që u arrestua lidhur me rastin.
Ai raportohet se rekomandoi vendosjen e ligjit ushtarak dhe më pas dha dorëheqje si ministër.