Në një prononcim dhënë për GazetaBlic, ish ministri i Mjedisit Fatmir Matoshi, ka treguar për trajtimin e shtretërve të lumenjëve në Kosovë dhe njoftimin e ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliu, i cili ditën e martë ka njoftuar se ka filluar puna për pastrimin e shtretërve të lumenjve të Kosovës.
Ky njoftim sipas ish ministrit të këtij dikasteri po cilësohet veprim keqardhës, ku sipas tij po shihet vetëm në muajt e fundit të qeverisjes.
“Trajtimi që i kemi bërë shtretërve të lumenjëve si shoqëri, është për kritikë. Ashtu si kam thënë në vitin 2018, dhe ashtu siç kemi vepruar për dy vite në MMPH, shtretërit e lumenjëve kërkojnë mirëmbajtje, njëjtë si kërkohet mirëmbajtja e rrugëve”, tha ai.
Sa i përket njoftimit të ministrit Aliu për rregullimin e tetë shtretërve të lumenjëve të Kosovës, Matoshi potencon se ky trajtim ndaj lumenjëve duhet të bëhej çdo vit.