Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ish-ministri i Brendshëm: Pa UÇK’në nuk do të ndodhte pavarësia e Kosovës

Ish-ministri i Brendshëm: Pa UÇK’në nuk do të ndodhte pavarësia e Kosovës

Pa luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të shqiptarëve të Kosovës nuk do të ndodhte pavarësia jonë, kështu deklaroi ish-ministri i Brendshëm, Zenun Pajaziti në TV Arbëria.

I ftuar në emisionin “N’PULT” me Resim Morinën, Pajaziti tha se nuk do të ndodhte asnjë mbështetje e tillë ndërkombëtare, fatkeqësisht.

“Pa luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të shqiptarëve të Kosovës nuk do të ndodhte pavarësia jonë. Nuk do të ndodhte asnjë mbështetje e tillë ndërkombëtare, fatkeqësisht. Pa UÇK-në nuk do të kishte liri të Kosovës, pa UÇK-në nuk do të kishte intervenim ndërkombëtarë. Pra ishte ndërmarrja më e rëndësishme ndër shekuj, ndër breza”, tha Pajaziti.

Teksa shoti se  UÇK-ja “ishte projekti më madhor që si të  thuash është vula e lirisë sonë”./TV Arbëria./