Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Ish-lojtari i La Ligas që i shpëtoi jetën një fëmije me kancer

Ish-lojtari i La Ligas që i shpëtoi jetën një fëmije me kancer

Herë pas here, futbollistët tregojnë anën e tyre më njerëzore jashtë fushës. Historia e Brian Sarmiento me një të ri të shtruar në spital shkon më tej. Argjentinasi bëri gjithçka për të përmbushur dëshirat e një fëmije që ishte në spital me kancer. Në në fund, vizita e tij përfundoi si ‘çelës’ për shërimin e tij.

“Ata më thirrën një ditë dhe më thanë: ‘Brian, a mund të më dërgosh një video për një djalë që është një fans i yti? Ai ka kancer”, unë i thashë: “Në cilin spital jeni? Po vij atje”, ka thënë fillimisht Sarmiento duke treguar historinë e tij.

Sarmiento vendosi të shkonte në spital dhe të përpiqej të hynte në dhomën ku po qëndronte djaloshi, me lejen paraprake të nënës së tij.

“Më lini mua”, tha ai. Pasi u fut brenda, futbollisti u përpoq ta inkurajonte në mënyrën më të mirë të mundshme dhe ta bënte të ndihej rehat: “I thashë “Çfarë nuk shkon? Eja me mua, si mund të të çoj në stadium? Për 15 ditë do të vij të iu vizitoj sërish. Filloni të hani dhe të ngriheni në këmbë, sepse duhet të largoheni nga këtu”.

Ajo që ndodhi më pas ishte diçka e papritur edhe për vetë futbollistin që ka luajtur më herët për ekipin e Gironas.

“15 ditë më vonë djali ishte në stadium me mua… Një vit e gjysmë më vonë më mori në telefon gjyshja e tij dhe më tha të vija për ditëlindjen e nipit, faleminderit shumë”, thotë me habi të madhe Sarmiento.

Një histori që tregon se si futbolli lihet mënjanë në rrethana të caktuara të jetës duke na dhënë shembullin ideal se deri ku arrin dashuria dhe pasioni i njerëzve për sportin.

/TV Arbëria

Powered by WordPress