Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka vizituar Ukrainën me rastin e një vjetorit të agresionit rus.
Këtë Pandeli Majko e ka bërë të ditur përmes profilit të tij në Facebook.
“Sot në Ukrainë, në parlamentin ukrainas, në sesionin e posaçëm në përvjetorin e pushtimit nga agresioni rus”, ka shkruar Majko.
Pas pjesëmarrjet në parlamentin ukrainas, Majko vazhdoi vizitën më pas në Irpin, ku tha se masakra e luftës nuk ka fjalë të shpjegohet.
/TV Arbëria