Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ish-këshilltari i Thaçit: Specialja është shndërruar në mjet shantazhi për Kosovën

Ish-këshilltari i Thaçit: Specialja është shndërruar në mjet shantazhi për Kosovën

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Valon Behrami, ka prezantuar edhe një dëshmi tjetër që sipas tij, tregon që Gjykata Speciale është shndërruar në mjet evropian për shantazhim të Kosovës.

Ai ka thënë se gjyqtari i Speciales, francezi Nicolas Guillou është propozuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron për gjyqtar në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte.

“Një dëshmi tjetër se si Gjykata Speciale është shndërruar në mjet evropian i shantazhit për Kosovën. Ish-gjyqtari francez, Nicolas Guillou, që shkeli të gjitha konventat ndërkombëtare, duke mbajtur krerët e UÇK-së për dy vjet në paraburgim, qenka propozuar nga Franca/Macron për gjyqtar në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte.Për të promovuar kandidimin e tij, Ambasada e Francës në Holandë paska organizuar një pritje të veçantë!”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se Prokurori i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Jack Smith është dorëhequr nga Gjyakta Speciale për t’u marrë me hetimet ndaj ish-presidentit amerikan, Donal Trump.

Ndërkohë, ish i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka rrëfyer edhe disa prapaskena të kohës sa Thaçi ishte akteri kryesor në Kosovë. Një prej pretendimeve të tij kryesore thotë që palët ishin pajtuar që t’i jepnin fund Gjykatës Speciale.    /TV Arbëria

Powered by WordPress