Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > “Ish”-i i Brojës e feston ditëlindjen, motra e futbollistit befason me veprimin

“Ish”-i i Brojës e feston ditëlindjen, motra e futbollistit befason me veprimin

Ylli shqiptar i futbollit, Armando Broja dhe ish-partnerja e tij, Jade Alyssa Wills i kanë dhënë fund lidhjes së tyre prej disa muajsh.

Ndërkohë, influencerja angleze e feston sot 25-vjetorin e lindjes dhe mes shumë urimesh, ishte edhe ai i motrës së përfaqësuesit shqiptar, Jaycie Broja.

“Gëzuar ditëlindjen motra ime! Kalofsh sa më bukur”, shkruhej në postimin e bërë nga Jaycie, i cili lë shumë vend për t’u komentuar.

Sa i përket ndarjes mes Brojës dhe Jade u përfol për një tradhti brenda çiftit, teksa bukuroshja britanike thuhet se kaloi pushimet në Dubai me të dashurin e saj të ri.

Përveç lidhjes së veçantë mes Jade dhe Jaycie, përcjell tch, ajo që ngre dyshime është dhe fakti që përveç sulmuesit të Kombëtares shqiptare, influencerja ndjek në rrjetet sociale të gjithë familjarët e tij, përfshirë të ëmën dhe të atin.

Ende nuk dihet nëse çifti është ndarë përfundimisht apo thjeshtë po bëjnë një “pushim”, por duket se sulmuesi i Kombëtares shqiptare, për momentin është i fokusuar vetëm te rikthimi i tij në fushë sa më shpejtë me Everton.

Themes by WordPress