Ish-guvernatori Fehmi Mehmeti ka jep disa sqarime rreth paralajmërimit për mbylljen në Kosovë të ‘Komercijalna Banka’, raporton TV Arbëria.
“Komercijalna Banka`, në 2022 kishte paralajmëruar mbylljen e degëve në Kosovë
Lidhur me zhvillimet e fundit rreth pushimit të aktiviteteve bankare të Komercijalna Banka”, ka shkruar ai në reagim, duke zbardh edhe disa sqarime lidhur me këtë proces.
“NLB Banka Beograd” dhe “Komercijalna banka Beograd janë bërë bashkë më 22 maj 2022.
Rreth degëve Komercijalna Banka`, që kanë qenë në Kosovë, sa isha guvernator i BQK-së, e kam përcjellë procesin nga afër së bashku me investitorët sllovenë, partnerët dhe miqtë. Investitori “NLB Group”, kishte paralajmëruar se do të mbyllte filialet e kësaj banke në Kosovë, për shkak se i njëjti ka në pronësi bankën “NLB Prishtina”, ka treguar Mehmeti.
Unë në takimet që i kam pasur në përfaqësues të NLB Group kam shprehur gatishmërinë të japim kontributin tonë.
Një gjë dua të sqaroj se në takimet që kemi pasur me sllovenët, BQK u ka sugjeruar që të blejnë në tërësi aksionet. Ata janë pajtuar që likuidimi i ‘Komercijalna Bankës’ të bëhet në mënyrë vullnetare gjë që ndodhi këto ditë. /TV Arbëria