Ish-diplomati Zoran Milivojeviq, e vlerëson takimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, me pesë zyrtarët perëndimorë, si vazhdimësi e presioneve ndaj Serbisë për marrëdhëniet me Kosovën.
Milivojeviq theksoi se këto presione tashmë kanë arritur kulmin, raporton Tanjug.
Në takimin e Vuçiqit me zyrtarët perëndimorë, Milivojeviq thotë se Serbisë i janë paraqitur tri gjëra.
“Së pari, se duan që çështja e Kosovës të zgjidhet shpejt, së dyti, që baza e asaj zgjidhjeje të jetë plani evropian, pra plani i Scholz Macron-it, që tani është plan evropian, dhe së treti, që fuqia perëndimore të përqendrohet nuk do të ketë mirëkuptim për palën që nuk do ta pranonte zgjidhjen bazë të atij plani.” – ka thënë ai
/TV Arbëria