I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë kohës së luftës në Kosovë, Christopher Hill sot do të vazhdojë paraqitjen në Gjykatën Speciale në Hagë, duke dëshmuar në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.
Hill do ta vazhdojë dëshminë sot në orën 9:00.
“Mos flisni me askënd jashtë sallës së gjyqit – e di që ju e dini këtë gjë, por unë duhet ta them sidoqoftë”, tha ai.
Deri më tani, Hill është dëshmitari i pestë i paraqitur nga ekipi i mbrojtjes në gjykimin “Thaçi dhe të tjerët”.
Christopher Hill dje gjatë dëshmisë së tij në Hagë tha se në çështjen e Kosovës ishte angazhuar nga SHBA-të në maj të vitit 1998 nga Madeleine Albright, të cilës i raportonte. Ai tha se kuptonte rolin e tij si diplomat që duhej të ofronte mbështetje ose zgjidhje politike për të ndalur dhunën në Kosovë.
Hill tregoi se me kolegët e Departamentit të Shtetit kishin punuar për një plan autonomie që do t’i kthente Kosovës vetëqeverisjen.
Dëshmia e tij u dha në përgjigje të pyetjeve të mbrojtjes së Hashim Thaçit, të përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq.