Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ish-deputetja e Nismës, Arbëreshë Krasniqi, i reagon ashpër Shkëlzen Gashit: Psikosomatik je ti

Ish-deputetja e Nismës, Arbëreshë Krasniqi, i reagon ashpër Shkëlzen Gashit: Psikosomatik je ti

Analisti, Shkëlzen Gashi, ka thënë se e ka shqetësuar gjendja psikosomatike e Fatmir Limajt.

Menjëherë, pas kësaj deklarate pati reagime të ashpra nga Nisma Socialdemokrate.

Ish deputetja e këtij subjekti, Arbëreshë Krasniqi ka thënë se psikosomatik janë ata sikur Shkëlzeni që e kanë ofendu, Adem Jasharin dhe sakrificën e familjes së tij.

“Shkëlzen, ti më shumë avokon për ‘viktimat serbe’, se sa për gjenocidin serb të kryer mbi popullatën civile në Kosovë”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.

Postimi i plotë i saj:

Shkëlzen, psikosomatik e përtej saj janë ata sikur ti që e kanë sha Adem Jasharin e sakrificën e familjes tij, e të rënët e të gjallët e UÇK-së e kanë bërë këtë vend.

Është për keqardhje që sojit tuaj i ipet hapësire në mediet tona.

Shkëlzen, ti më shumë avokon për ‘viktimat serbe’, se sa për gjenocidin serb të kryer mbi popullatën civile në Kosovë.

Shkëlzen, një lajm të keq për ty, populli shqiptarë, djemtë e vajzat më të mira të këtij vendi, gjithnjë e më shumë po bëhen bashkë, sikur në ditët e lavdisë për të mos lejuar ndryshimin e historisë tonë si popull e si komb!

Nuk do të ndalemi.

/TV Arbëria