Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, i cili ishte zgjedhur në këtë legjislaturë si pjesë e listës së Vetëvendosjes, ka krahasuar punën e kryeministrit aktual, Albin Kurti, me ish-kryeministrin Hashim Thaçi.
“Albin Kurti ka vazhduar një stad të ri të gabimeve që për mendimin tem është më i dështuar sesa Hashim Thaçi”, tha Humolli.
“Në rrethanat që kanë qenë, janë qenë më të favorshme politikisht, shumica e popullit ia ka dhënë besimin që asnjë udhëheqës i Kosovës se ka pas me u ballafaqu me bashkësinë ndërkombëtare”, u shpreh Humolli.
/TV Arbëria