Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ish-deputeti Bislimi: Konjufca ka një mundësi historike, duhet t’i ofrojë Kuvendit një Qeveri jopartiake

Ish-deputeti Bislimi: Konjufca ka një mundësi historike, duhet t’i ofrojë Kuvendit një Qeveri jopartiake

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Faton Bislimi, ka bërë një reagim rreth mandatimit të Glauk Konjufcës për kryeministër.

Bislimi ka shkruar se mandatimi i tij është pa dyshim momenti më delikat në këtë fazë të ngërçit politik në vend.

“Disa e shohin si manovër për të zvarritur kohën drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme deri në fund të dhjetorit, e disa të tjerë si një përpjekje të sinqertë për të krijuar një qeveri afatshkurt që do t’i shërbente stabilitetit të shtetit. Unë e shoh si një mundësi për krejta subjektet– ndoshta të fundit – për të nxjerrë në dritë të diellit, të pastër si kristali, se kush në politikën e Kosovës vërtetë e vendos interesin shtetëror dhe kombëtar mbi ambiciet personale e llogaritjet partiake”, ka pohuar ai, shkruan Telegraf.

Ndër të tjera, Bislimi ka pohuar se ish-opozita në vazhdimësi, ka përsëritur se nuk dëshiron koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

“E drejtë legjitime e tyre! Si pasojë, megjithëse LVV doli e para në zgjedhjet e fundit, nuk arriti të sigurojë shumicën e thjeshtë për të formuar qeverinë. Në të njëjtën kohë, partitë e ish-opozitës po ashtu kanë deklaruar se nuk do të bashkëpunojnë as me njëra-tjetrën. Pra, në këtë mozaik “as me ata, as me këta,” mbetemi pa një rrugëzgjidhje funksionale për vendin”, theksoi ai.

Mes tjerash, Bislimi shkroi se nëse këto qëndrime janë të palëkundura sot, çfarë do të ndryshojë pas zgjedhjeve të reja të dhjetorit?