Blog Post

Arbëria TV > Yje > Ish-banorja e Big Brother Vip Albania po martohet?

Ish-banorja e Big Brother Vip Albania po martohet?

Jori Delli dhe Fred de Palma janë një prej çifteve më të bukur të showbizit. Bukuroshja shqiptare dhe këngëtari italian nuk harrojnë të ndajnë copëza nga jeta e tyre edhe me ndjekësit dhe fansat e tyre.

Së fundmi, në një intervistë në “Pushime on top”, Jori ka zbuluar edhe planet për martesë dhe një fëmijë.

Keni diskutuar për fëmijë, për martesë?

“Po-po, flasim. Kemi një emër. Një emër goce, gjysmë i shpikur, ka dhe ca gërma të emrit tim”, ka thënë Jori duke konfirmuar se në planet e tyre ka edhe martesë edhe fëmijë.