Ish-anëtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, i ftuar në emisionin “Arb Debat” me Rid Berishën, ka thënë se pasojat nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese janë ndjekje penale për deputetët.
Ai ka theksuar gjithashtu mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse vazhdon ky ngërç politik.
Duke folur për situatën politike në vend, Kryeziu tha se afati i kryeministrit në detyrë është i shkurtër dhe nuk mund të zgjasë më shumë se një muaj.
“Kryeministri në detyrë nuk është afatgjatë, është tri javë, një muaj maksimumi, sepse atij i kufizohen kompetencat si kryeministër me legalitet dhe legjitimitet të plotë,” tha ai.
“Deputetët duhet të jenë të vetëdijshëm se pasojat janë të mëdha,” potencoi Kryeziu.
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë ligje, kështu tha Kryeziu, duke folur për afatin e kësaj gjykate për konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditësh. /TV ARBËRIA/