Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ish-ambasadori: Zgjedhje të qeta dhe një qeveri stabile janë ajo që i duhet Kosovës

Ish-ambasadori: Zgjedhje të qeta dhe një qeveri stabile janë ajo që i duhet Kosovës

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar në ditën e zgjedhjeve, duke shprehur shpresën që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë të qetë, dinjitoze dhe demokratike.

“Shpresoj që dita e zgjedhjeve sot të shkojë në mënyrë të dinjitetshme dhe të qetë dhe të sjellë një parlament që i përgjigjet vullnetit të popullit të Kosovës”, ka shkruar Bosch.

Ai ka theksuar se stabiliteti institucional është thelbësor për vendin në këtë fazë, duke vlerësuar se rezultati i zgjedhjeve duhet të çojë drejt formimit të një qeverie të qëndrueshme.

“Më e mira për vendin do të jetë se rezultatet do të udhëheqin një qeveri stabile pasi kjo është ajo që tani i duhet vendit”, u shpreh ish-diplomati holandez.

Në fund të mesazhit të tij, Bosch ka përcjellë edhe një urim simbolik për shtetin e Kosovës, duke përfunduar me fjalët: “Rroftë Kosova!”.