Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ish-ambasadori Ukshini shprehet se zgjidhja e ngërçit është që VV-ja ta ndërroj kandidaten

Ish-ambasadori Ukshini shprehet se zgjidhja e ngërçit është që VV-ja ta ndërroj kandidaten

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini ka folur për ngërçin e ndodhur me Kuvendin e Kosovës.

Ukshini është shprehur se kjo situatë e cila po ndodh me Kuvendin e Kosovës bënë që vendi ynë të zbehët në sytë e ndërkombëtare.

“Kjo situatë e cila është duke krijuar në Kuvendin është sikur një lagje të humbur kur njerëzit shtyhen për gjëra banale e ndërkohë që këta nuk po edin që zbehet besushmëria dhe kridibiliteti dhe në vendet në sytë të ndërkombëtare “, është shprehur Ukshini.

Tutje Ukshini situatën e Kuvendit e sheh si të pakuptimtë. Ai gjithashtu këshillon pozitën që të ndërroj kandidatin për kryeparlamentare.

“Unë them qe kjo situatë është e pakuptimit sidomos në sytë e popullit, nuk mund të them se ku është faji po ajo qka mund të them është se duhet të diskutohet të ndërrohet kandidati ndoshta do të ka zgjidhje”, tha tutje Ukshini në teve1.