Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ish-aktivisti i VV’së në Gjilan reagon për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për Asamble

Ish-aktivisti i VV’së në Gjilan reagon për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për Asamble

Heshtje e madhe po mbizotëron në Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan pas publikimit të informacionit se ka pasur manipulime nga delegatët gjatë votimit për kandidatë për Asamblenë Komunale në Këshillin e Përgjithshëm.


Urdhri ka qenë i prerë nga Arjeta Rexhepi dhe Alban Hyseni që vetëm të përkdhelurit e tyre të kalojnë në Këshillin e Përgjithshëm si kandidatë për asamble, ndërsa assesi të mos kalojë Ardian Foniqi, zyrtar i Administratës së Përgjithshme në Komunën e Gjilanit, sepse ai shihej si pengesë gjatë rrugëtimit politik pas 12 tetorit. Këtë e kanë nuhatur mirë Alban Hyseni dhe Arjeta Rexhepi, prandaj e kanë eliminuar nga gara për asambleist.

Nga këta dy nuk jam i habitur dhe as nuk çuditem, por pyes pse po qëndrojnë në heshtje Liza Gashi dhe Labinotë Demi, të cilat nuk i dolën në mbrojtje. Ardian Foniqi ka qenë votues i të dyjave më 09.02.2025 dhe i Lëvizjes Vetëvendosje, por lakmia për pushtet shpesh të shtyn të ulësh kokën padrejtësisht. Në shumë raste Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan është kapur nën kthetrat e Arjeta Rexhepit dhe grupit të saj. Aty nuk lejohet fjala e lirë, kritika, mendimi e opinioni ndryshe; aty ndodhin vetëm eliminime të njerëzve që kanë punuar me ndershmëri dhe me fytyrë të pastër.

Në fund, Ardian Foniqi do të jetë pjesë e Kuvendit Komunal 2025–2029 si asambleisti më i votuar nga të gjitha subjektet politike në Gjilan. Por grupi që ka uzurpuar Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan do të mbetet gjithmonë i turpëruar para popullit. Ardian Foniqi është vetëm i popullit dhe asnjëherë i grupeve uzurpatore që nuk ia duan të mirën Gjilanit.