Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Isak Neziri: Unë jam një ushtar i Partisë Demokratike dhe një ushtar i Kosovës

Isak Neziri: Unë jam një ushtar i Partisë Demokratike dhe një ushtar i Kosovës

Isak Neziri, nga Partia Demokratike e Kosovës në ARB Debat me Rid Berisha ka bërë një sërë deklaratash politike dhe ekonomike, duke komentuar zhvillimet aktuale në vend.

Ai deklaron se: “Unë jam një ushtarë i Partisë Demokratike dhe një ushtarë i Kosovës për të mirën e Kosovës. A do të jem në listë mbetet të shihet ditëve të ardhshme.”

Neziri: PDK do të rikthehet në pushtet – nuk ka alternativ tjetër

Neziri deklaroi se rikthimi i Partisë Demokratike në qeverisje është i pashmangshëm, sipas tij, edhe për shkak të mbështetjes ndërkombëtare.

“Partia Demokratike do të kthehet në pushtet me programin e saj, nuk ka alternativë tjetër sepse edhe miqtë tanë ndërkombëtar, evropian, të gjithë ata ku gjinden ku jemi në takimet tona, janë të gatshëm me na përkrah me programet tona në këtë rast politikën e Kosovës, një politikë që e zhvillon Kosovën, një politikë e cila i ofron qytetarit një jetë më të dinjitetshme.”

Neziri: Problematike cështja e rrymës, afaristët po falimentojnë

Neziri ka theksuar se faturat e larta të energjisë elektrike janë bërë barrë e rëndë për qytetarët dhe bizneset, duke çuar, sipas tij, edhe në falimentime.

“Problem kyç që ka Kosova, faturat e rrymës, me këtë edhe afaristët po falimentojnë”

Ai shtoi se eksportet janë ulur dhe ekonomia po përballet me sfida serioze.

“Ne me paranë tonë jemi duke i fuqizu kompanitë e rajonit. Nëse eksporti ka qenë diku 1.5 miliardë i bie që ne për çdo vit po varfërohemi, qytetarët kompanitë tona po varfënohen, nuk kanë mundësi të eksportit as të blerjes për shkak se nuk ka lëvizje financiare.”

“Qeveria Kurti nuk ka dijeni dhe qasje për të qeverisur”

Neziri akuzoi qeverinë aktuale se nuk ka qasje dhe as njohuri për situatat që po zhvillohen në vend.

“Qeveria Kurti nuk është në dijeni çfarë po ndodh në prapaskenë, atakimet e qytetarëve çdo ditë. Nuk kanë dijeni, nuk kanë qasje për të qeverisur.”

Ai e konsideroi shqetësues nivelin e urrejtjes dhe ndarjeve ndërgjeneracionale në diskursin publik.

“Është shqetësuese polarizimi dhe urrejtja që është mbjell tek një gjeneratë e cila vërtetë nuk e ka kuptu se çfarë ka ndodh para 26 vitesh.”

“Albin Kurti të kërkoj falje për dëmet që i ka shkakruar Kosovës”

Neziri u shpreh se Kryeministri duhet të marrë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara vendit.

“Nëse ai don me pshtu vetën duhet me dal me kërku falje qytetarëve të Kosovës për dëmet që i ka ba Kosovës.”

Neziri: Kush është tradhtar e kush hero e ka dëshmu koha…

Ai i quajti “të rënda” deklaratat drejtuar krerëve të UÇK-së.

“Kjo është jashtëzakonisht e rëndë për çlirimtarët tanë, për të gjithë popullin e Kosovës të cilët e dojnë Kosovën dhe e dojnë lirinë. Një deklaratë e tillë dhe një fotografi të tillë që unë e kam pa është për keqardhje që del nga një ministre e punëve të brendshme e cila bën një foto të tillë, një krahasim të tillë. Dhe kush është hero e kush tradhëtar e ka dëshmu koha, po e dëshmon sot koha dhe ka me dëshmu nesër prap.”

“Po të mos ishin ata burra që nuk janë në mesin tonë, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi, ne nuk do ishim sot këtu”

Neziri theksoi se shumë prej figurave kryesore të luftës nuk janë më të lirë dhe sipas tij, roli i tyre ishte i pazëvendësueshëm.

“Po të mos ishin ata burra që nuk i kem në mesin tonë, presidentin, kryetarin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, të gjithë ne sot nuk do të kishim mundësi të bashkëbisedonim.”

Neziri: Historia nuk rikthehet më njëherë e ka shkruar Hashim Thaçi me pavarësimin e Kosovës

Ai duke folur për kundërdeklaratat ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, Thaçin e cilëson si figurë kyçe në shpalljen e pavarësisë.

“Historia nuk rikthehet, nuk shkruhet dy herë. Historinë e ka shkru për shtetin e Kosovës dhe pavarësinë e Kosovës Hashim Thaçi dhe nuk çbëhet më.”

Ai shtoi se pavarësisht gjuhës së urrejtjes, historia nuk mund të ndryshohet.

“Le të shkojë ky polarizim në gjuhë të urrejtjes sa të don, nuk rikthehet historia e Kosovës. Është një Hashim Thaç që e ka shpall shtetin e Kosovës të pavarur.”