Këngëtari dhe kompozitori i njohur shqiptar, Irkenc Hyka, është bërë baba për herë të parë.
Lajmi është bërë i ditur në rrjete sociale në një postim të shpërndarë me ndjekësit në Instagram.
“Si në ëndërr me ty sot jemi zgjuar. Sa shumë jemi lutur për ty, dhurata jonë e Zotit, Aian. Na e ke çuar jetën në një dimension tjetër që kur morëm vesh ekzistencën tënde dhe sot që të mbajmë në duar e dimë çka do të thotë vërtetë të marrësh frymë”, ka shkruar ai.
“Mami dhe babi do të duan, do të mbrojnë, do të japin çdo të mirë të vetes për të gjithë jetën”, tha më tej artisti.
Çifti duhet theksuar se janë bashkë prej shumë vitesh.
E se sa domethënëse është ardhja e djalit të tij në jetë, e tregon më së miri kënga më e re e Irkenc Hykës e publikuar vetëm disa orë më parë me titull “Engjëll”./TV Arbëria