Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Iranianët votojnë për president të ri, katër kandidatë garojnë për ta zëvendësuar Raisin

Iranianët votojnë për president të ri, katër kandidatë garojnë për ta zëvendësuar Raisin

Qytetarët iranianë kanë filluar votimin sot për zgjedhjet e parakohshme presidenciale, në të cilat katër kandidatë garojnë për ta zëvendësuar të ndjerin Ebrahim Raisi, i cili humbi jetën nga rrëzimi i helikopterit para më shumë së një muaji.

Kandidatët, përfshirë një reformist të vetëm, janë përzgjedhur nga pushteti politik i republikës islamike.

Fituesi mund të luajë rol kyç në zgjedhjen e pasuesit të liderit suprem në moshë të shkuar, Ayatollah Ali Khamenei, në një kohë kur zemërimi është i madh në Iran për shkak të mungesës së lirisë, kushteve të këqija të jetës dhe ekonomisë së dobët, raporton rel.

Analistët e kanë cilësuar këtë si një garë mes tre kandidatëve.

Dy konservatorë janë të krahut të ashpër, ish-negociatori për çështje bërthamore Saeed Jalili, dhe kryetari i Parlamentit, Mohammad Bagher Qalibaf, si dhe reformisti Masoud Pezeshkian, i cili është rreshtuar përkrah atyre që kërkojnë kthimin e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 më fuqitë botërore.