Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Irani thotë se nuk është “absolutisht” i interesuar për një luftë më të gjerë

Irani thotë se nuk është “absolutisht” i interesuar për një luftë më të gjerë

Irani këmbënguli se nuk ka “absolutisht asnjë interes për një luftë më të gjerë”, disa orë pasi lëshoi raketa drejt Izraelit në përgjigje të vrasjeve të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, raporton CNN.

Zëdhënësja e qeverisë iraniane Fatemeh Mohajerani u tha gazetarëve të mërkurën se Izraeli është përgjegjës për përshkallëzimin rajonal dhe se Teherani po vepron në vetëmbrojtje.

Irani “u përmbajt” pas vrasjes së Haniyeh “pavarësisht kërkesave” nga populli për t’u përgjigjur, tha Mohajerani, “sepse ishte i interesuar për paqe në Gaza”. Haniyeh u vra në kryeqytetin iranian, Teheran, në korrik në një sulm që besohet gjerësisht të jetë kryer nga Izraeli.

Zëdhënësja tha se Izraeli “e ushqeu këtë atmosferë”, por shtoi se “ne nuk do të lejojmë kurrë të njolloset një centimetër i tokës sonë apo dinjiteti i Iranit”.

Irani lëshoi ​​200 raketa balistike në drejtim të Izraelit. Shumica e tyre u ndalën, tha ushtria izraelite, megjithëse disa ranë në tokë në Izrael dhe Bregun Perëndimor të pushtuar.

Powered by WordPress