Analisti Afrim Kasolli, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar pasi Irani është duke planifikuar që gratë të cilat refuzojnë hixhabin të trajtohen në mënyrë klinike, shkruan TV Arbëria.
Kasolli ka thënë se ky veprim dëshmon se çfarë përmasa të frikshme mund të marrë shtypja ndaj grave në një regjim teokratik, për të cilën pretendon se i mbron urdhërat e Zotit në tokë.
I njëjti ka theksuar që në Iran, shumë gra kanë pohuar se klinka për trajtimin e lartcekur do të jetë një burg i ri për to.
Postimi i plotë:
Nje deshmi se cfare permasa te frikshme mund te marr shtypja ndaj grave ne nje regjim teokratik qe pretendon se i mbron urdherat e Zotit ne toke
Regjimi i teokratik i Iranit planifikon ta hape nje klinikë per trajtimin “shkencor dhe psikologjik te grave qe e refuzojne hixhabin, kodin e veshjes zyrtare shterore”.
Kete e ka bere te ditur Mehri Talebi Darestani, drejtuese e Departamentit per Grate dhe Familjen si dhe parandalimin e veseve dhe promovimin e virtyteve.
Me te drejte Sima Sabet nje gazetare iraniane qe jeton ne Mbretërinë e Bashkuar dhe qe ishte cak i nje atentati vitin e kaluar, e ka quajtur idene e “kurimit te grave e refuzojne mbulesen si te turpshme dhe deshmi per ta ndare ate pjese te shoqërisë qe nuk i nenshtrohet ideologjise dominuese. E ku keto te fundit perfkufizohen me kategorite e anormalitetit, devijimit dhe çrregullimeve shpirtërore dhe mendore
Shume gra ne Iran kane pohuar se me shume se klinik ajo do te jete nje burg i ri per to. (Burimi The Guardian)