Përgatiti: Afrim Kasolli
Se Izraeli do të hakmerret ndaj Iranit tashmë thuajse është evidente. Këtë gjë e ka bërë të qartë si kryeministri Benjamin Netanjahu, ashtu edhe ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant. I pari ka deklaruar se mbetet parim i politikes shtetërore të Izraelit se kush na sulmon ne do t’i kundërpërgjigjemi, kurse i dyti se sulmi kundër Iranit do të jetë “vdekjeprurës, i saktë dhe befasues”.
Ndërkohë, pushteti në Teheran ndodhet nën presion nga skenarët e mundshëm të këtij sulmi. Kjo ka të bëjë bëjë edhe me faktin se tashmë Qeveria e Iranit është pushtuar edhe nga ankthi mbi shkallën e involvimit të shërbimit inteligjent të Izraelit në kuadër të hierarkisë shtetërore të regjimit në fjalë. Madje po dyshohet se drejtuesi forcave QUDS të Gardës Revolucionare Islamike, Esmail Qanni, të ketë qenë agjent i Izraelit. I njëjti është zhdukur që disa ditë nga opinioni publik dhe po spekulohet se është duke u hetuar nga regjimi në fjalë. Ai po akuzohet se ka gisht ne eliminonim e disa prej figurave kyçe si të Hamasit, sikur se drejtorin e Byros Politike të kësaj organizate, Ismail Haniyeh, e deri tek sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, Hassan Nasrallah.
Paralelisht më këto zhvillime të brendshme, Qeveria e Iranit është përfshirë në një përpjekje intensive diplomatike me vende të Lindjes së Mesme për të vlerësuar nëse mund të reduktojnë shkallën e përgjigjes së Izraelit.
Ndërkohë, shqetësimet e Terherenit, burojnë edhe nga pasiguria nëse SHBA mund ta bindë Izraelin të mos sulmojë programin bërthamor dhe objektet e naftës iraniane, dhe nga fakti që milicia e tij më e rëndësishme në rajon, Hezbollah, është dobësuar ndjeshëm nga operacionet ushtarake izraelite në javët e fundit, i kanë thënë disa burime CNN.
SHBA e kanë bërë të qartë se nuk dëshirojnë që Izraeli të targetojë vendet bërthamore apo fushat e naftës iraniane. Presidenti amerikan Joe Biden pas bisedës me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të mërkurën, ka thënë se hakmarrja e Izraelit duhet të jetë “proporcionale.”
Ndërkohë, aleatët e SHBA-së në Gjirin Persik, duke përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Sudite, Bahreinin dhe Katarin, gjithashtu kanë shprehur shqetësim për një sulm të mundshëm ndaj objekteve të naftës iraniane, i cili mund të krijojë pasoja negative ekonomike dhe mjedisore për të gjithë rajonin. Po ashtu, edhe ato janë angazhuar që intensivisht që SHBA ta frenojë një sulm të tillë izraelit.
Administrata Biden është thellësisht e shqetësuar se sulmet e ndërsjella mes Iranit dhe Izraelit, që filluan më herët këtë vit pasi Izraeli goditi atë që Irani tha se ishte godina e konsullatës së tij në Damask, mund të përshkallëzohen në një luftë të madhe rajonale që do ta përfshijë edhe SHBA-në.
Një pjesë e madhe e frikës është se ndikimi i SHBA-së mbi Izraelin duket se ka filluar të pakësohet vazhdimisht gjatë vitit të fundit. Si në operacionet e saj në Gaza, Izraeli gjithnjë e më shumë po e injoron thirrjen e SHBA-së për më shumë përmbajtje në Liban, ku fushata e intensifikuar e bombardimeve dhe ofensive tokësore të Izraelit ka vrarë mbi 1,400 njerëz që nga fundi i muajit të kaluar. Sipas CNN-it, deri në javën e kaluar, Izraeli nuk kishte dhënë asnjë siguri se nuk do të sulmonte objektet bërthamore të Iranit.
Izraeli për dekada ka planifikuar sulme ndaj kapaciteteve bërthamore të Iranit, dhe vetëm dy vjet më parë ka simuluar goditjen e tyre në një ushtrim ushtarak. Izraeli gjithashtu dyshohet se ka kryer atentate ndaj shkencëtarëve bërthamorë iranianë në vitet e fundit, dhe objektet bërthamore të Iranit kanë qenë nën sulme kibernetike, më e famshmja është virusi Stuxnet, i cili ishte në gjendje të depërtonte në objektin bërthamor të Natanz-it në Iran.