Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Irani kap dy anije mallrash në Hormuz, thotë se do të inspektohen

Irani kap dy anije mallrash në Hormuz, thotë se do të inspektohen

Dy anije që u “kapen” nga Irani në Ngushticën e Hormuzit këtë mëngjes do t’u kontrollohet përmbajtja dhe dokumentet, ka bërë të ditur Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), në deklarata të raportuara nga mediat shtetërore.

IRGC kishte njoftuar më herët se anijet MSC Francesca dhe Epaminondas ishin qëlluar në këtë rrugë ujore dhe ishin marrë nën kontroll, ndërsa një anije e tretë – Euphoria – gjithashtu ishte sulmuar (shih më shumë në postimin tonë të orës 11:26), raporton skynews, transmeton Sinjali.

Dy anijet tani do të inspektohen, ka thënë IRGC:

“Dy anijet aktualisht ndodhen në ujërat territoriale të Republikës Islamike të Iranit për inspektimin e ngarkesës së tyre, dokumentacionit dhe të dhënave përkatëse.”

IRGC ka shtuar se anijet janë gjetur me “shkelje të përsëritura”.