spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

IPK rekomandoi suspendimin për gjashtë zyrtarë policorë

Extra AL PVC

Inspektorati Policor i Kosovës, sonte ka bërë të ditur se ka rekomanduar suspendimin për gjashtë zyrtarë policorë.

IPK ka bërë të ditur se dje ka pranuar një ankesë nga një qytetar, i cili është ankuar për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga disa zyrtarë policorë në Ferizaj. Ngjarja është raportuar se ka ndodhur dje në orët e hershme të mëngjesit kur qytetari është ndaluar nga policia fillimisht si i dyshuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

“Rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore. Përderisa hetimi është duke vazhduar ndaj 6 zyrtarëve policorë, IPK ka bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tyre.”, ka informuar IPK.

Hetuesit e IPK-së, siç është bërë e ditur në komunikatë, në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti./TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Drejtori i Emergjencave: Jemi përgatitur për raste të vërshimeve në kryeqytet, nevojitet shtimi i numrit të zjarrfikësve

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica...

Rusia inkurajon Serbinë për kthimin e forcave serbe në Kosovë

Rusia mirëpret një synim të mundshëm për riparaqitjen e...

Drejtori i Emergjencave: Jemi përgatitur për raste të vërshimeve në kryeqytet, nevojitet shtimi i numrit të zjarrfikësve

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica ka thënë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për raste të vërshimeve në kryeqytet...

Personi që u vra në Mitrovicë është një 45-vjeçar, ende s’është identifikuar i dyshuari – Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka konfirmuar se personi që u plagos sot në mëngjes në Mitrovicë, e që vdiq në Qendrën Klinike dhe Universitare të...

Kurti me zotim të ri në Bruksel për zbatimin e Marrëveshjes Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, arsye milionat nga Plani i Rritjes

Kryeministri Albin Kurti u prit sot në Bruksel nga drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Bashkimit Europian, Gert Jan Koopman, me të cilin diskutoi,...