Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > IPK nis hetime për një rast të shkrepjes aksidentale të armës së zjarrit të një zyrtari policor në Mitrovicë të Jugut

IPK nis hetime për një rast të shkrepjes aksidentale të armës së zjarrit të një zyrtari policor në Mitrovicë të Jugut

Inspektorati Policor i Kosovës njofton se ka nisur hetimet për një rast të shkrepjes aksidentale të armës të një zyrtari policor.

Zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka, ka konfirmuar për Kallxo se rasti ka ndodhur në një pompë të derivateve në afërsi të Mitrovicës së Jugut, të martën

Beka tha se për këtë rast nuk ka ndonjë të lënduar, por se janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprimet fillestare hetimore në koordinim më prokurorin kompetent kurse veprimet tjera do të ndërmirren konform autorizimeve ligjore të Inspektoratit Policor”- theksoi Beka.

Për rastin ai tha se IPK është njoftuar nga Policia.