Inspektorati Policor i Kosovës ka reaguar pas rastit të mbrëmshëm në Lipjan ku vdiq 27-vjeçari Agon Zejnullahu.
Sipas Policisë i njëjti, për të cilin dyshohet se ishte në gjendje të dehur, kishte sulmuar njerëzit në rrugë. Pas reagimit të policisë, ai kishte vdekur.
Nga IPK kanë bërë të ditur se do ta vlerësojnë dhe hetojnë reagimin policor në rastin e Lipjanit.
“IPK në kuadër të autorizimeve ligjore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit do të vlerësoj dhe hetoj reagimin policor në këtë rast përderisa rasti do të trajtohet si “Hetim mbi vdekjen”. Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë incident”, thuhet në komunikatë.