Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ipeshkvi Gjergji uron për Fitër Bajram

Ipeshkvi Gjergji uron për Fitër Bajram

Bashkësia Islame e Kosovës me rastin e Fitër Bajramit organizon pritje në selinë e kësaj bashkësie. Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji vizitoi Bashkësinë Islame, duke e uruar myftiun Naim Tërnava me rastin e Fitër Bajramit.

Ipeshkvi Gjergji ka theksuar rëndësinë e sakrificës dhe dashurisë për Zotin, duke vlerësuar përkushtimin e besimtarëve gjatë Ramazanit.

“Kam nderin që jam këtu për të uruar festën e Bajramit. Urime, sidomos për ata që kanë agjëruar. Çdo sakrificë që bëhet në emër të dashurisë së Zotit është për t’u vlerësuar dhe Zoti sigurisht që e vlerëson”, u shpreh Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji.

Ai ka theksuar se të gjithë jemi vëllezër dhe ‘të gjithë duam të jetojmë bashkë për një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja’.rtk