Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Inzaghi: Spekulimet për shkarkim? E njëjta ishte kundër Barçës dhe Portos

Inzaghi: Spekulimet për shkarkim? E njëjta ishte kundër Barçës dhe Portos

Interi i Simone Inzaghit do të përballet nesër me Benfican, në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë që u zhvillua në Portugali përfundoi në të mirë të “Nerazzurëve” me shifrat 2:0, falë golave nga Nicolo Barella dhe Romelu Lukaku.

Në prag të ndeshjes, Inzaghi u paraqit për mediat, ku ndeshjen e nesërme e cilësoi si të komplikuar.

“Nesër do të jetë pjesa e dytë e një ndeshje tejet të rëndësishme të cilën ne e nisim në avantazh. Do të jetë një ndeshje e komplikuar, duhet të jemi të mirë në të”, tha Inzaghi.

“Sa i përket ndeshjes nesër mbrëma, ne rikthehemi nga një humbje në shtëpi që na ngadalësoi në ligë, por veçse është në të kaluarën. Jemi të fokusuar për nesër kundër Benficas. Kemi një avantazh, por do të jetë një ndeshje tejet e vështirë. Duhet të jemi të bashkuar dhe shumë intensivë, ata vrapojnë shumë dhe e mbulojnë fushën mirë. Ne duhet të bëjmë të njëjtën”, shtoi më tej Inzaghi.

Në fund, Inzaghi iu adresua edhe spekulimeve për shkarkim, ku tha se kritikat ndaj tij nuk janë problem pasi e motivojnë që të punojnë më shumë.

“Ka spekulime për shkarkimin tim? E njëjta gjë ishte edhe para ndeshjeve me Barcelonën, Porton dhe Benficas. Përderisa më kritikojnë mua nuk është problem, më ndihmojnë të punojë më shumë dhe më shumë”, tha Inzaghi.

Nesër me fillim nga ora 21:00, Interi e pret në shtëpi, në “Giuseppe Meazza” skuadrën e Benficas, ndeshje kjo e kthimit mes dy skuadrave në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

/TV Arbëria

Powered by WordPress