Atë që pushteti e ka dhënë vazhdimisht si mundësi për luftë dhe agresion nga Serbia si pasojë e gjendjes në veri, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, e sheh të dëmshëm për pikturën globoale ekonomike të vendit – si dhe jondihmuese në raport me investitorët e huaj të mundshëm.
“Ne ende konsiderohemi si vend i tensioneve, si vend i luftës, si vend që kem problem me veriun. Duhet të ndalen deklaratat e udhëheqësve të institucioneve duke filluar nga presidenti, kryeparlamentari e presidentja që thirren se Kosova do të sulmohet nga Serbia, ose që ushtrinë e kemi afër kufirit. Këto deklarata nuk e ndihmojnë ardhjen e investimeve të huaja. Duhet punuar me Komisionin Evropian për të ndaluar masat ndëshkuese”, ka thënë Lulzim Rafuna për tv dukagjini.