Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Maqedoni > Intonimi i himnit të Maqedonisë, bëhet i detyrueshëm në shkollat fillore të Velesit

Intonimi i himnit të Maqedonisë, bëhet i detyrueshëm në shkollat fillore të Velesit

Intonimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të bëhet i detyrueshëm në shkollat fillore të komunës së Velesit.

Këtë vendim e solli Këshilli i Komunës së Velesit, me 20 vota “për”.

“Me 20 vota “për”, konstatoj se propozim – vendimi për intonim të detyrueshëm të himnit të Republikës së Maqedonisë në shkollat fillore në komunën e Velesit, është votuar dhe miratuar”, u njoftua në fund të seancës së këshillit.

Iniciatorët e këtij propozimi, thanë se qëllimi i tij është që të nxiten ndjenjat e përkatësisë kombëtare dhe dashuria ndaj atdheut që në moshën më të hershme.

“Qëllimi i kësaj iniciative është që me futjen e intonimit të himnit në shkolla, është që nxitet qysh në moshën më të hershme, tek të rinjtë ndejnjat e përkatësisë kombëtare, mësimi i fëmijëve për bashkim, për zhvillimin e historisë dhe traditës, vlerësimin dhe njohjen e simboleve të cilat janë përfshihen në himn dhe parasegjitihash zhvillimin e respektit ndaj atdheut të tyre”, thanë iniciatorët, transmeton “TV21”.

Nuk pati asnjë diskutim për këtë pikë.

Themes by WordPress