Mbrojtësi i Fulhamit, Tosin Adarabioyo ka tërhequr vëmendjen e Interit me paraqitjet e tij në Premier Ligë.
Skautët e Interit kishin mbetur të kënaqur me mënyrën se si 25 vjeçari u përball me yllin e Manchester Cityt, Erling Haaland të dielën, dhe tani e kanë në listën e kandidatëve për ta zëvendësuar Milan Skriniar, i cili do t’i bashkohet Paris Saint-Germain këtë verë.
Ndërsa interesimi i Interit është faza të hershme, Adarabioyo, i cili është produkt i akademisë së Manchester Cityt, është i hapur rreth idesë për të luajtur në Serie A.
Në anën tjetër, Fulhami ka aktivizuar opsionin në kontratën e Adarabioyo për ta zgjatur qëndrimin e mbrojtësit anglez edhe për një vit në Premier Ligë.
/TV Arbëria