Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Interi e fiton për herë të tretë rresht Superkupën e Italisë

Interi e fiton për herë të tretë rresht Superkupën e Italisë

Interi ka rrëmbyer trofeun e parë për këtë vit, duke triumfuar për herë të tretë radhazi në Superkupën e Italisë.

Në finalen e këtij viti, të zhvilluar në Riyadh të Arabisë Saudite, skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi mposhti Napolin 0:1.

Kjo finale u vendos vetëm nga një gol, i shënuar në fundin e saj.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa për napolitanët punët u vështirësuan në minutën e 60-të, kur nga loja u përjashtua Giovanni Simeone pas kartonit të dytë të verdhë.

Derisa ndeshja po shkonte drejt fundit, u shfaq heroi i “Nerazzurrëve”, Lautaro Martinez, i cili shënoi në minutën e parë shtesë – 90+1’.

Vlen të theksohet se te napolitanët për tërë ndeshjen në fushë ishte kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

Ndryshe, për Interin është kjo hera e tetë në histori të klubit që fiton trofeun e Superkupës së Italisë, duke kaluar kështu rivalin lokal, Milanin (7), sa i përket numrit të trofeve në këtë garë.

Powered by WordPress